Peci subvencionon Bajqinovcin me një kope shqiponjash, Kamishi gati për fluturim

Ministria e Bujqësisë, nën drejtimin e Faton Pecit, ka marrë një “fluturim të guximshëm” duke ndarë 100 mijë euro për të subvencionuar një fermë të shqiponjave në pronësi të deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ky projekt është cilësuar si më patriotiku në buxhetin e vitit 2025, duke ngjallur entuziazëm te VV-ja, por edhe polemika të ashpra, shkruan pordhtali.com.

Deputeti i opozitës, Bekim Haxhiu – i njohur si Kamishi, nuk ka vonuar të shpërthejë kundër vendimit. Njohës i pasionuar i shqiponjave dhe hutëve, Kamishi ka akuzuar qeverinë për nepotizëm, duke shtuar se “këto janë qura që i ka blerë në Magurë dhe i ka kthyer në shqiponja”.

Kamishi, i cili mban një koleksion të jashtëzakonshëm shqiponjash, përfshirë një specie që lidhet me Pirron e Epirit dhe një tjetër të trashëguar nga katragjyshi i tij, e sheh këtë vendim si shkelje morale dhe historike. Shtëpia e tij, e zbukuruar me shqiponja që rrinë krenare mbi kulm, është dëshmia e përkushtimit të tij ndaj kësaj “zeje të lashtë”.

Tashme shqiponjat, Kamishi i ka te deklaruar edhe ne formularin e pasurisë

Vendimi i Faton Pecit për të subvencionuar fermën e shqiponjave të bashkëpartiakut të tij, Mefail Bajqinovci, ka ngritur në këmbë analistët e Prishtinës, që, për një herë, duket se kanë gjetur një temë taze. Me retorikën e tyre të thellë dhe shprehje si “këto janë shqiponjat e korrupsionit”, ata e kanë shpallur këtë vendim si fundin e demokracisë. Në mesin e gjithë kësaj histerie, disa prej tyre kanë ofruar edhe zgjidhje, duke propozuar që shqiponjat të shpërndahen si trofe për fituesit e debateve televizive.Në fund të fundit, kush e përfaqëson më mirë “lirinë e shtypit” sesa një shqiponjë mbi krahët e Lirim Mehmetajt të zemëruar. /Pordhtali.com/

Lexo edhe:

Në moshën 40 vjeçare, Osmani e bind Pecin që të bëhet synet

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*