Qeveria i futë nën mbrojte mustaqet autoktone të Haki Abazit

Disa burra kanë vërejtur se mjekrat nuk marrin respektin e duhur, kështu që vendosën t’i kushtojnë vetës lavdinë burrërore me mustaqe.

Haki Abazi (emër i njohur për redaksinë) ka mustaqe mbresëlënëse.

Në Lëvizjen Vetëvendosje ka një mit të krijuar për to: “Suksesi i tij qëndron në aerodinamia e mustaqeve”, shkruan pordhtali.com.

Por, gjithçka mori fund. Ai ka vendosur t’i pres ato, pa dhënë arsyetim, por Pordhtali ka mësuar prapaskenat e këtij akti.

“Në në LVV e kemi një parim. “Dëshiron të vrasësh? Rritni mustaqe”. Në rini kam pasur mustaqe që mund të bënte që edhe trikot të dukeshin burrërore. Jo që i kam të këqija tash, por kam vendosur t’i pres. Më vjen keq por, duhet ta them, tek ne thuhet se Hakiu i ka mustaqet filozofike si te Niçes që mund t’i japin kuptim jetës edhe të nihilistit më të ashpër”, citohet te ketë thënë Abazi.

Mustaqet e Abazit ishin aq ikonike saqë Ministria e Kulturës në krye me Hajrullah Çekun, pritet të themelojnë çmimin e tyre vjetor, i cili i paraqitet personit që përfaqëson më mirë ose kontribuon në çashtje.

Ministri Çeku mësohet të ketë thënë se: “Mjekra nuk kryen asnjë funksion të dobishëm, është shqetësim. Të gjithë kombet e urrejnë atë, të gjitha kombet e përndjekin atë me rroje”. Mendoj se kjo është arsyeja pse Hakiu kishte vendosur të shkonte me një mustaqe të mrekullueshme në vend. Andaj çmimi vjetorë i mustaqeve do të ketë emrin Haki Abazi”.

Opozita e ka kundërshtuar këtë vendim, duke kërcënuar që do ta shfuqizojnë sapo ta marrin pushtetin. Por, Çeku u është drejtuar atyre duke thënë se “Mustaqet Hakiut do të jenë gjithmonë më të zgjuara se ju”. /Pordhtali.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*