Qeveria Kurti mbanë mbledhjen e parë me qeverinë Rama: Diskutojnë për numrin e mbledhjeve që patën me Qeverinë Hoti

Xhelal Svecla nuk i ka besuar një dokumenti protokollar të shoqëruar më fotografi që e gjeti mbi tavolinën e braktisur të Agim Veliut, ku thuhej se Qeveria Hoti e Rama deri më tani kanë mbajtur 15 mbledhje të përbashkët. Ai po dyshon se numri i mbledhjeve ka qenë vetëm 14. Ai ka hedhur dyshime se një fotografi mund të jetë bërë më photoshop nga Ismet Beqiri në një zyrë profesionale të Vranjevcit.

Lidhur me këtë, Kurti ka thirrur mbledhje urgjente, ku në rend të ditës ishin dy pika: 1, Numri real i takimeve i mbledhjeve në mes dy qeverive dhe 2, suspendimi i një këshilltarit që hoqi nga zyra fotografinë e ish kryetarit të Shqipërisë, Enver Hoxha. Për këshilltarin u mor vendim që të shpallët bashkëpunëtor i Britanisë së Madhe, ndërsa për mbajtjen e mbledhjes urgjente me shtetin shqiptarë u caktua si koordinator ish i burgosuri politik, Haki Abazi.

Ndërkohë, Svecla kishte gjetur se një takim ndërqeveritare, i cili ka mundur të mbahet vetëm më shkëmbim të email-eve, ishte mbajtur nën organizmin ku kishte edhe një koktej.

Svecla kishte gjetur se për një coca cola ishin paguar 50 cent, ndërsa për një uji të gazuar 25 cent.

“Buxheti për shpenzimin në kokakolla paska qenë kaq i madh saçe duhet të mendojmë mirë, nëse duhet të nisë Autostrada për Pejë”, e përmbylli diskutimin e tij Svecla, mëson pordhtali.com.

Ndërkohë, Haki Abazi konfirmoi se ka lenë terminë më homologet nga Shqipëria që mbledhja ku do të diskutohet për numrin e mbledhjeve, të mbahet në ditëlindjen e Isa Boletinit. /Pordhtali.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*