Teksa shijonin ndeshjen, dy kryetarët më karizmatikë të Kosovës, Ramiz Lladrovci dhe Përparim Rama, kanë vendosur të ofrojnë një koment të veçantë për lojën. Lladrovci u ndal tek analiza e sistemit Kliqkas-Guxhas-Pitpidak, ndërsa Rama, me stilin e tij artistik dhe vizionar, e pa ndeshjen si një projekt zhvillimor që ka nevojë për një masterplan urbanistik.
“Nëse do të kishim Kliqkas në portë, Guxhas në mesfushë dhe Pitpidak në sulm, nuk do na duhej VAR-i, se krejt i zgjidhim me fjalë”, tha Lladrovci, duke lënë të kuptohet se këto legjenda të panjohura të futbollit kanë qenë bazamenti i sportit vendor.
Nga ana tjetër, Rama shihet se ka marrë lojën më seriozisht. “Nëse stadiumi do të ndërtohej nga ne, fusha do të kishte ndriçim artistik, tribunat do të ishin të frymëzuara nga renesanca italiane, dhe lojtarët do të duhej të vraponin sipas një koncepti urbanistik të qëndrueshëm anglez”, tha Rama, duke shpjeguar se edhe vetë fusha mund të shpallej “vepër arti” dhe të kushtonte të paktën 18 milionë euro.
Ndërkohë, Lladrovci e ndërpreu me një batutë klasike: “Po mirë bre Përparim, a ka naj tender a plan urbanistik për Kliqkasin a? Se me këtë përvojë, besoj e kalon edhe ekspertizën ndërkombëtare”.
Në fund, të dy ranë dakord që futbolli është si politika: ndonjëherë fiton ekipi më i fortë, ndonjëherë ai që di si me u shti në pozicion jashtë loje. /Pordhtali.com/