Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora është penduar thellë për aferën që pati në treshe.
Pendesa i erdhi pas një komunikimi që pati me imamin shqiptar që vepron në Australi. Ai i propozoi bukuroshes shqiptare që të merret me gatime tradicionale në mënyrë që mos t’i rrije mendja te djalli.
“Një penis është gjëja më e lehtë në botë. Edhe një mendim mund ta ngrejë atë. Shihe buzëqeshjen tende Rita, a di se çfarë mund të bëjë ajo. Atë nuk e meriton një grua”, citohet t’i ketë thënë kleriku shqiptaro –australian, shkruan pordhtali.com.
Në një bisedë në Viber me klerikun, Ora ka zbuluar një detaj të pa thënë deri më tani. “Jam e virgjër akoma. Pamjet me Tessa Thompson dhe Takia Waititi janë thjeshtë pjesë e punës time. Një puthje, një akullore dhe kaq… Një punë është si virgjëria, jo të gjithë e humbin atë. Po e ruaj dashurinë time për një të ri nga Siboci”, mësohet t’i ketë thënë Rita bashkëbiseduesit në Viber.
Pas kësaj bisede, hoxha i nderuar që jeton dhe vepron në Australi që disa vite ka shpërthyer në vaj.
“Edhe unë më herët kam menduar të kisha një treshe, por pastaj kuptova që nëse do të dëshiroja të zhgënjeja dy persona në të njëjtën kohë, mund të darkoja me prindërit e mi. Është mëkat ta vendosësh, por është turp ta tërheqësh, andaj Rita – go head”, tha në fund, plaku mjekër bardh i cili u pendua për kritikat, po aq sa Rita për treshen. /Pordhtali.com/