Ramiz Lladrovci flet për jetën e tij: Nga Baltmizi te Bruslia

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vendosur t’i befasojë të gjithë me një rrëfim ekskluziv për jetën e tij, të shpërndarë përmes portalit “Pordhtali”. Këtë herë, ai ka lënë mënjanë batutat dhe lopatën përpara komunës, duke u shfaqur serioz si kurrë më parë.

Me një rrëfim 15-minutësh që ngjan më shumë me një tragjikomedi, Lladrovci ka zbuluar sekrete nga jeta e tij që nuk ia kishte treguar askujt- as zonjës së tijë.

“Kur më lindi nana, një muaj ma kishte mbuluar fytyrën me pelena, që kur të rritesha, të bëhesha i marrshëm e i respektueshëm. Po siç po e shihni, kjo s’ka funksionu. Ma vunë emrin Ramiz, po kur fillova me u përlye gjithkah me baltë, më thërrisnin Baltmiz,” nisi ai me krenari.

Por historia nuk mbaron këtu. Ramizi, që si fëmijë i fshinte qyrrat me mëngët e xhemperit, u bë djalë i “mençëm”. “Nuk po thom se isha mendjemadh, se ajo punë u kry qysh kur ma mbuloi nana fytyrën me pelena. Po isha intrigant. Që dy vjec ma donte fiziken” tregoi ai, duke theksuar se gjithmonë ishte i prirur për “eksperimente jetësore”

Në të njëjtin rrëfim, zbuloi edhe se si e përfundoi doktoratën në fizikë me ndihmën e dashnores, e cila më vonë u bë gruaja e tij. “Në punën e dashnores, krejt fshati e dinte se isha i zoti. Lexoja Migjenin e Blerand Stavilecin, prandaj gratë e vajzat m’ donin shumë. Atëherë i kisha flokët kaçurrela, e pela ende s’e kisha ngrënë veshin”.

E si përfundoi në politikë?

Lladrovci ka një përgjigje epike: “S’kam pas ëndrra për politikë. Deshira ime ka qenë me u bë si Bruslia, e pastaj si gjimnazist më pëlqente Rambo. Po një ditë, duke shku në kanagjeq me disa kushërinj (që ma paguan benzinën), njëri më tha: ‘Mu ke ba si Fadil Hoxha!’ Edhe ja, hop- pas luftës aterrova në parti politike”.

Rrëfimin e tij e mbylli me një premtim elektoral: “Populli ka nderin me më votu edhe një herë në ptsnvere Po betohem që këtë herë, kurrë më nuk ka me pas profile të rrejshme në FCB, ku flirtoj me gratë e Vetëvendosjes ose i fyej ata që ma trazojnë tymin e duhani”.

Për fund, duke mbajtur një libër në dorë, bëri një rekomandim “kulturor”:
“Më falni, duhet ta mbaroj këtë libër të Kadaresë. Aç  sa po shoh deri tash, është shkruar bukur… edhe kadale”.

Kështu, Ramiz Lladrovci e përfundoi rrëfimin e tij epik, duke dalë nga komuna me librin në dorë, sepse siç duket orari i punës kishte mbaruar. /Pordhtali.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*