Shkurte Fejza viziton banjën “Nëna Naile”, befason të gjithë me rezultatin /Foto

Shkoi për të bërë një tretmanë në banjën “Nëna Naile”, pasi kohëve të fundit po vuante nga reumatizmi. Por, bilbili i këngës popullore, Shkurte Fejza i ka befasuar të gjithë me rezultatet e tretmanit, shkruan pordhtali.com.

Trupi i këngëtares së hitit “Mora fjalë” u transformua në trupin e një sirene e cila mund të shihet vetëm në përrallat me pullë të kuqe.

Hajrushi, bashkëshorti i Shkurtës, ka bërë veprimin e parë pas çudisë që pa tek e shoqja. Rrojti kokën që t’i përngjajë të paktën njërit prej personazheve të këtyre përrallave.

Megjithëkëtë, Shkurta është e vendosur që para publikut të dal përsëri vetëm me veshje tradicionale, pasi që dëshiron që format e arritura t’ia shohë vetëm Hajrushi. /Pordhtali.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*