Autobusi i Trafikut Urban më të cilin udhëton rëndom, Bekë Berishës këtë të premte i iku për pak.
Bekë Berisha i AAK-së, i cili njihet si njëri korrekt para ligjit, hezitoi të hipte në taksi ilegal.
Pasi pa që po afrohej ora e gjumasë vendosi të hipte në taksi 1-sh, shkruan opordhtali.com.
“Nale kerrin shoq. I kahit je ti, prej Maqedonijes ke ardh me punu këtu a. Çka o kjo muzik e gubavt. A ski popullore shoku jem a. Po u dashka me ta ble një CD të Genës”, mësohet t’i ketë thënë Berisha taksistit, para se të zbriste në mënyrë demonstrative.
Taksisti, i cili kishte lëshuar muzikë jazz në veturë, i ra burisë dy herë pasi zbriti Berisha.
“Edhe ty të koftë qashtu”, ia ktheu Berisha./Pordhtali.com/
Leave a Reply