Sindroma Bill Geys, divorcohet Behxhet Pacolli: Jam gej

Pak ditë  pasi themeluesi i Microsoft, Bill Gates, njoftoi se është ndarë nga gruaja, Melinda Gates, pas 27 vitesh bashkëjetesë, një lajm të tillë e ka komtuar edhe multimilioneri nga Kosova, Behxhet Pacolli, shkruan pordhtali.com.

Ish Presidenti Pacolli njoftoi mbrëmë vonë se kishte bërë kërkesë për divorc nga gruaja e tij Masha, pasi ai zbuloi një jetë sekrete të dyfishtë si homoseksual.

“Me pak trishtim dhe shumë lehtësim unë njoftoj që Masha dhe unë kemi vendosur të ndahemi, siç ia kam pranuar asaj, siç po ia bëj tani pjesës tjetër të botës me dije, jam homoseksual ”, tha Pacolli. “Kjo mund të jetë një tronditje për shumë, dhe të zemërojë të tjerët, por kjo është gjeja im personal, dhe unë do të shpresoja që të gjithë të mund të respektojnë privatësinë time në këtë kohë”, shtoi tutje ai.

“Fillimisht mendova se jam lesbike, por jo”, zbuloi tuje Pacolli, për të cilin thuhet se ka nisur të shfaq shenja simpatie ndaj ipeshkvit, Dodë Gjergji.

Përfaqësuesi i Pacollit, Jetlir Zyberaj ka thanë se ajo dhe ish-presidenti do të ndahen miqësisht, dhe se vetë bukuroshja ruse “nuk ishte tronditur personalisht” nga zbulimi.

“Ne jemi shumë të afërt, aq sa mund të jenë dy njerëz në të vërtetë,” tha Masha në një deklaratë të përgatitur. “Unë kam njohuri që shumë vite për jetën sekrete të Benxhit dhe e mbështes plotësisht atë në drejtimin që e çon jeta e tij. Ai ishte dhe është një udhëheqës i pabesueshëm, një baba i dashur dhe familjar, dhe tani ai mund të vazhdojë të bëjë shumë të lumtur një djalë tjetër, ose shumë djem”, tha ajo. /Pordhtali.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*