Tahiri: Djalin e kemi ndarë sot nga gjiri, po pi vetë ujë me bakall, i pëlqen edhe jupi

Me rastin e Ditës së Fëmijëve, Tahiri e pavarësoi djalin nga gjiri.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, thotë se djali i tij tashmë ka filluar të rritet, ngase po pi ujë vetë me bakall, shkruan pordhtali.com.

Këtë gjë e bëri të ditur me anë të një fotografie, ku tregoi se kishte dalë për drekë me të birin, për të ngrënë pak pasul.

Krahas asaj se djali po i pi ujë vetë me bakall, Tahiri thotë se atij i pëlqejnë edhe jupit, kurse thotë se ka filluar të tregohet i dhënë edhe pas ushqimeve tradicionale.

“Flia dhe pitja i pëlqen shumë, kurse qumështin më nuk po e konsumon pasi e kemi larguar nga gjiri i nënës”, u shpreh Tahiri.

Mesazhi i Tahirit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ishte të lejohen fëmijët të vendosin vet për vete, sapo të jenë në gjendje t’i thonë fjalët e para.

Ditë më parë, portali simoter kishte raportuar se, djali i Xhafës ishte ne administrim nga dega e LDK-së. Kjo ngase, ai besohet se ka shqiptuar fjalën e parë.

Lajmin e gëzushëm para bashëshortit e kishte dhënë e ema.

“Dy here sot tha babi babi”, mësohet t’i ketë thenë e rrëmbyer nga emocient e shoqja të shoqit.
Për një qast, i shoqi (Xhafa) ishte ndalur dhe nuk e kishte thënë as një fjalë. Por, pas një qasti, për një qast i kishte thënë të shoqës: ” a e degjove mirë, mos tha BABA, e jo babi”,tha Xhafa dhe menjëherë mendja i shkoi tek Ai.

“Jo jo babi tha”, e kishte qetësuar e shoqja.

Më pas ishte mblidhur dega e LDK-se në Vushtrri për ta pyetur vogelushin se si kishte thënë. Që të komunikoi me të ishte kontaktuar nga Qendra, Skender Hyseni. Ky i fundit kishte shënuar në raport vetëm bbbb./ Pordhtali.con/

Xhafer Tahirit i lind djalë pas tri vajzave, vendimi ishte marrë në degën e tretë të LDK-së në Vushtrri

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*