TRADHTIA E DITËS: Grenell voton me kusht për Listën Falimja – analistët të tronditur

Lajmi bombastik, i siguruar ekskluzivisht nga gazetari i njohur investigativ Vullnet Krasniqi, ka tronditur sot botën e analizave politike në Kosovë. Richard Grenell ka votuar me kushte nga Amerika dhe ironikisht, jo për LDK-në, siç kishin shpresuar analistët, por për Listën Falimja, shkruan pordhtali.com, transmeton Vullnet Krasniqi, i cili prej orësh po ndjek live pasojat emocionale në studiot televizive, ku raportohet për thyerje zemrash.

Sipas burimeve të brendshme të panelit të zakonshëm të analizave, opnionnisët vendas kishin besuar fuqishëm se Grenelli do ta ndëshkonte Albin Kurtin duke mbështetur LDK-në. Por jo. Në këtë akt tradhtie të pashembullt, ai ia ka dhënë votën një liste që është krejtësisht kundër komuniteteve LGBTI, pikërisht atij komuniteti të cilit i përket edhe vetë Grenelli.

Kjo sapo ka shkaktuar një dramë në Kosovë. Analistët, të cilët gjatë gjithë fushatës promovuan fjalimet e Grenellit kundër Kurtit, tani janë duke bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar mbi këtë akt të pakuptueshëm diplomatik. Thuhet se disa prej tyre janë parë duke ipë kokrra qetësuese në korridoret e redaksive, ndërsa të tjerë janë zhdukur në errësirën e paneleve të radhës në mediat e Maqedonisë.

Pas një lidhjeje të gjatë dhe pasionante me analistët kosovarë, Richard Grenell më në fund ka marrë guximin t’i japë fund kësaj romance të lodhshme. Burime pranë ish-partnerëve të tij në studio raportojnë se Grenelli ishte i lodhur nga “marrëdhëniet e ftohta” me analistët dhe mungesa e ngrohtësisë në debatet e natës. “Ishte si të bësh dashuri me dikë që të lexon sondazhe gjatë gjithë kohës”, ka thënë një burim i afërt me diplomatin amerikan.

Në vend të kësaj, ai ka zgjedhur Familjen dhe riprodhimin natyral, duke i lënë analistët të mbërthyer në errësirën e një ekrani televiziv tw boshatisur. Të lënduar e të tradhtuar, ata janë parë sot nëpër studio duke përjetuar të gjitha fazat e një ndarjeje klasike: mohimin, zemërimin, dhe përpjekjet e dëshpëruara për ta rikthyer atë në krahët e LDK-së.(Lumbardhit)

Por Grenelli, mesa duket, e ka bërë zgjedhjen e tij. Dashuria e re quhet Falimja, dhe analistët do të duhet ta përballojnë këtë dhimbje… vetëm. /Pordhtali.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*