Site icon Pordhtali

Puthje strategjike për Shën Valentin: Vjosa Osmani i jep Prindonit një dozë të “Frymës Rugoviane”

Shën Valentini është festa e dashurisë, por për Presidenten Vjosa Osmani, është edhe një mundësi strategjike për operacionin e madh politik: kthimin e bashkëshortit në rrugën e Rugovës.

Prindoni, burri i saj, i njohur si simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje, ka rezistuar me dinjitet ndaj ndikimit presidencial. Por këtë vit, Osmani e kishte përgatitur një plan të mirëmenduar, duke zbatuar strategjinë e durimit dhe butësisë, ashtu siç e dikton Fryma Rugoviane.

Fillimisht, e joshi me një darkë romantike, pastaj i dhuroi një puthje të butë, të cilën Prindoni e interpretoi si shenjë dashurie. Por burime nga Pordhtali.com zbulojnë se nuk ishte një puthje e zakonshme – në atë çast, Osmani me mjeshtëri i pëshpëriti në vesh fjalët magjike: “qetësi, urtësi, mençuri”, duke e mbushur atë me frymë rugoviane. Megjithatë, thuhet bashkëshorti kishte ndier edhe diçka të lagësht, nuk ishte krejt veç ‘frymë’.

Por, Prindoni nuk e vërejti menjëherë ndryshimin, por kur e kuptoi, veçse kishte nisur të murmuriste në anglisht:
Jesus Christ, God bless kisses”, me një theks të lehtë diplomatik.

Mediat tjera e kanë keqinterpretuar këtë ngjarje. Portali simotër “Gazeta Ekshpresh”, duke u thirrur në ekskluzivitet, raportoi se: “Presidentja kapet mat me burrin e saj”, duke e çuar gazetarinë investigative në nivele të reja.

Nga burimet tona mësohet se pas kësaj nate, Prindoni ka filluar të lexojë librat e Rugovës dhe të përdorë fjalinë “të shohim, të presim” në çdo debat politik. /Pordhtali.com/

 

Exit mobile version