Publicisti Surroi: Thaçi ndodhet në Kabul dhe jo në Hagë, zbulime në librin e ri “Hashim dil nga skuta”
Publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi ka ngritur dyshime të reja për vendndodhjen e ish-presidentit Hashim Thaçi. Në një deklaratë provokuese, Surroi pretendon se Thaçi nuk është në Hagë, por në Kabul, duke u përfshirë në negociata sekrete mes talebanëve dhe ish-presidentit afgan Ashraf Ghani, të ndërmjetësuara nga i dërguari amerikan Richard Grenell.
Në librin e tij të ri, “Hashim dil nga skuta”, Surroi analizon rënien dramatike të Afganistanit dhe sugjeron se Thaçi ishte dërguar nga Amerika për të ndërmjetësuar me talebanët, ndërkohë që negociatat e tij nuk u raportuan tek Shtëpia e Bardhë.
“Rënia e Afganistanit pas 20 vitesh administrimi ndërkombëtar nga SHBA/NATO do të shkaktojë shumë spekulime dhe analiza. Në vend të një marrëveshjeje paqeje, SHBA dorëzoi Afganistanin tek talebanët. Thaçi, si i dërguari i fshehtë, zhvilloi negociata që e lanë vendin në duart e tyre dhe të pranuar nga fuqitë si Kina dhe Rusia”, shkruan Surroi në parathënien e librit.
Libri, përmes një stili të kombinuar letrar dhe analitik, sjell një vështrim të thellë në këto zhvillime, duke përfshirë fakte dhe anekdota që ngrejnë edhe më shumë dyshime për rolin e Thaçit dhe të tjerë shqiptarëve të akuzuar në Hagë. /Pordhtali.com/
Leave a Reply