Sali Zyba, deputeti dhe luftëtari i katër luftërave, njihet për patriotizmin dhe ndershmërinë e tij të pashembullt. Dje, në mesditë, ai e kaloi edhe një provë tjetër – testin e ndershmërisë absolute. Gjatë ecjes së tij, Zyba gjeti në tokë 50 euro dhe, me një akt të paprecedentë për skenën politike shqiptare, ato u raportuan në sekretariatin e partisë, pikërisht në zyrën nr. 7 të selisë së Vetëvendosjes.
Ky lajm, që ka marrë vëmendjen e opinionit publik, u konfirmua nga kreu i partisë, Albin Kurti, në një video-konferencë të jashtëzakonshme. Kurti e vlerësoi gjestin e bashkëpartiakut të tij, duke e cilësuar si një model për të gjithë qytetarët.
Fillimisht, fjalën e mori vetë Sali Zyba, i cili, si gjithmonë, me një ton serioz dhe filozofik, ndau përvojën e tij:
“Unë ec përgjatë rrugës me kokën lart dhe me këmbët në tokë. Ishte pikërisht këmba ime që vërejti paratë. Fatmirësisht, nuk ishin kakë qeni! Nëse do të ishte një 500-she, ndoshta s’do ta kisha vënë re – për ato janë të specializuara tjra këmbë, jo te mijat. Megjithatë, gjeja e fundit që dua është që qeveria t’i marrë këto para. Ato duhet t’i kthehen varfanjakut që i ka humbur”
Zyba shtoi me modesti se shanset për të ardhur në një pasuri të tillë ishin të pakta për të, por ai ishte gjithmonë i përgatitur për çdo rast:
“Mundësi të tilla nuk vijnë çdo ditë, shokë. Duhet të jemi të gatshëm moralisht. Parimet janë të qarta: nëse gjej para në tokë, qofshin edhe një dollar, ato nuk janë të mijat” , përfundoi Zyba, ndërsa salla shpërtheu në duartrokitje entuziaste.
Kurti, në stilin e tij lakonik, mbylli konferencën me një fjali të goditur: “Nuk është puna për 50 euro, po duhet me pas fytyrë, pak…”
Komenti redaksisw:
Në një kohë kur parimet politike shpesh rrinë varur në “kabinetin e harresës”, Sali Zyba dhe Vetëvendosje na kujtojnë se ndershmëria fillon me gjeste të vogla. Kush e di, ndoshta herën tjetër dikush do të raportojë edhe një dorashkë të humbur… apo pako love +, por gjithmonë me kokën lart dhe këmbët në tokë. /Pordhtali.com/
Leave a Reply