Site icon Pordhtali

Zbulohet pasuria e parë në Hënë: Një tapi në emër të Lustakut, djali i Samiut reagon për pronën e trashëguar

Pas më shumë se 200 milionë kilometrave udhëtim, misioni Artemis II i NASA-s arriti të zbarkojë në Hënë pa probleme. Aty u has edhe një befasi e pazakontë. U gjet një tapi e lashtë me inicialet “Lustaku” dhe një mbishkrim në shqip “Kemi rasat t’specav”.

Në tapi, sipas burimeve të Pordhtali.com, figuron një parcelë prej 400 hektarësh në rrafshin e kraterit Jezero (që sipas shkencëtarëve lexohet si Jezerc), ku besohet se ka qenë dikur kantina galaktike për privatizimet e hershme të fisit të madh Lushtaku.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, djali i Sami Lushtakut, plot emocion, tha se kjo është pronë e trashëguar prej stër-stër-stërgjyshit Dylaver Lustaku, i njohur qysh në universin parahistorik si ai që ta privatizon edhe ajrin, e të çon faturë mujore për oksigjen.

Sami Lushtaku, i zënë paksa në befasi, është deklaruar për mediat. “Për Hënë nuk jam i sigurt. Unë kam qenë duke e shiku Maringlenen, episodi 346-të, kur pash robotin tu zbritë. Privatizimet e mia janë veç tokësore… për momentin”.

Mediave u është drejtuar vullnetarisht edhe Agim Veliu. I pyetur për tapi dhe parcelat e para në Hënë, tha se “shqiptarët duket, kanë toka edhe në Hënë, Besojeni apo jo, një fis llapjan nga Bellopoja ka rrënjë hanore, kështu që nuk ka çudi që tashmë po na dalin tapitë ndërplanetare. Ne fund te fundit, krejt e dinë se kush janë Lustaket, apo Lushtakwt si po u thonë tash”.

Sipas NASA-së nëse gjërat vazhdojnë me këtë ritëm, nuk përjashtohet që shumë shpejt astronautët, përveç kostumeve hapësinore, do të detyrohen të marrin me vete edhe noterin. /Pordhtali.com/

Exit mobile version