
Pas më shumë se 470 milionë kilometrave udhëtim, roboti i NASA-s, Perseverance, arriti të zbarkojë në Mars pa ndonjë problem të madh, përveç një befasie të vogël, një Tapi të lashtë me inicialet “Lustaku” dhe një mbishkrim shqip, “Kemi rasat t’specav”.
Në Tapi, sipas burimeve të Pordhtali.com, figuron një parcelë prej 400 hektarësh në rrafshin e kraterit Jezero, ku besohet se ka qenë dikur kantina galaktike për privatizimet e hershme të fisit të madh Lushtaku.
Menjëherë pas publikimit, djali i Sami Lushtakut, duke u shprehur me emocion, tha se kjo është pronë e trashëguar nga stër-stër-stërgjyshi Dylaver Lustaku, i njohur në universin parahistorik si “ai që privatizonte edhe ajrin e rrallë”.
Sami Lushtaku, i zënë paksa nw befasi, deklaroi për mediat:
“Për Marsin nuk jam i sigurt. Unë kam qenë duke e shikuar Maringlenen, episodi 346-t, kur pash robotin duke zbritë. Privatizimet e mia janë veç tokësore, për momentin”.
Ndërkohë që Kurti përgatit koalicionet e radhës pa ftuar PDK-në në tryezë, rezulton se PDK-ja qenka ftuar direkt nga galaktikat tjera për ndarjen e pronave në planetin e kuq. Kjo nxit aludime se ndoshta Qeveria Kurti duhet të dërgojë një ekip në Mars për të verifikuar se mos po bëhen pazare parazgjedhore me Elon Muskun e Drenicës.
Shkencëtarët janë ende duke e deshifruar mbishkrimin “Kemi rasat t’specav”, i cili dyshohet të jetë një kod i lashtë për ndarjen e resurseve natyrore ndërplanetare mes eksponentëve të ish-PDK-së.
Sido që të jetë, Marsi më nuk është planet i paidentifikuar. Me Tapitë që mbajnë emra të njohur nga Kosova, duket se edhe jashtëtokësorët do kenë nevojë për një avokat të njohur të PDK-së për të kaluar në Kadastër. /Pordhtali.com/
Leave a Reply