
Kukës, 19 maj 2025 – Bombë nga drejtësia shqiptare. Safet Gjici, ish-kryetar i Bashkisë Kukës, u shpall sot i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme, pasi u vendos që ajo që ndodhi në zyre ishte thjesht një “ushtrim i thellë i menaxhimit emocional”.
Vendimi historik i gjykatës u argumentua me argumentet se: “S’e ka bërë për qejf, e ka bërë për klimën e stafit. Kishte shumë tension në zyrë dhe ai ka zgjedhur ta shfryjë… institucionalisht”.
Pas shpalljes së pafajshëm, Gjici doli jashtë me një tufë lule në dorë dhe deklaroi i qetw: “Tash e tutje, do bëj një rregullore të re ku çdo punonjës komunal ka të drejtë për 1 pushim emocional në javë, me dritë të fikur ose të ndezur, sipas preferencës”.
Në fund të konferencës, Gjici shtoi me krenari: “E vetmja gjë që kam shpërdoruar ka qenë ndjenja”.
Ai gjithashtu paralajmëroi krijimin e një sektori të ri në komunë. “Departamenti për mirëqenie trupore dhe shpirtnore të stafit”, i cili do të ketë orar fleksibël dhe divan motorola.
Gjici tutje bëri të ditur se “Në Kukës nuk do të kemi më vetëm investime infrastrukturore, por edhe ndjesore. Unë jam për shtet që të ndjen”, tha ay.
Ndërkohë, besohet se bashkia po mendon të ndërtojë një Zyrë Transparente me xhama të zinj, për të ruajtur balancën mes etikës dhe estetikës. /Pordhtali.com/
Per lajme më të mira lexo ngjarjet nga Kosova:
Leave a Reply