
Ndërsa Kosova po pret certifikimin e votave të zgjedhjeve, një grup tjetër ka siguruar një mandat të ri, jo në Kuvend, por në studiot televizive, Bëhet fjalë par analistët politikë, shkruan pordhtali.com.
Pas një muaji të gjatë debatesh të zjarrta, ku ata u përplasën më shumë mes vete sesa politikanët, fati u buzëqeshi falë votave të diasporës dhe vejushave të Kosovës. Këto kategori votuesish, të frymëzuara nga një kombinim unik i shkëlqimit, analitikës dhe melankolisë, ua mundësuan analistëve të kalojnë pragun dhe të sigurojnë edhe një cikël tjetër dominimi në ekranet tona.
Lirim Mehmetaj ka qenë faktori kyç në këtë sukses, duke mbledhur një numër të jashtëzakonshëm votash nga gratë e diasporës. Burimet thonë se ai i ka magjepsur ato me shkëlqimin e tij të natyrshëm, duke i kthyer për një moment në vitet kur i shikonin serialet turke me djem të bukur dhe të vuajtur. “Na ka prekur në shpirt, sikur të ishte një kombinim i Kıvanç Tatlıtuğ dhe një raporti të KDI-së”, ka thënë një votuese e mallëngjyer nga Gjermania.
Adritiku, ndërkohë, ka shkëlqyer në segmentin e grave në moshë në Kosovë, të cilat u mahnitën nga vezullimi i këpucëve të tij. Një burim konfirmon se disa zonja kanë bërë fushatë aktive për të, duke shpërndarë fotografi të atyre këpucëve me hashtagun #ShkelqimiQeNaMungoi. “Zonjave, grave, vajzat duan të duan një burrë të bukur. Kjo këpucë të bën të bukur. Ato nuk i rezistojnë burrit të veshur më këpucë të llakirata!”, mendon një mëzo zonje nga diapsora.
Por surpriza më e madhe është Vehbi Kajtazi, i cili ka mbledhur vota nga vejushat e Kosovës. Thuhet se ai është vlerësuar për seriozitetin e tij të pashoq dhe një dozë pesimizmi, të cilën shumë zonja e kanë ndjerë mungesë që nga vitet e vështira të pasluftës. “Krejt çka na ka mbet është pensioni dhe Vehbiu në televizor, ky burrë kafshor-afshor”, ka deklaruar një prej tyre.
Tashmë, analistët janë të certifikuar për një mandat të ri mediatik, duke siguruar praninë e tyre të pashmangshme në debatet e ardhshme. Mbetet vetëm një dilemë e fundit: a do të lejojë KQZ-ja rinumërim, apo këtë herë votat e diasporës janë të pacenueshme. /Pordhtali.com/
Leave a Reply