
Në një nismë të paprecedentë altruizmi kombëtar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhuruar sot gjak. Jo për të përmirësuar sistemin shëndetësor, as për të ndihmuar spitalet e mbipopulluara, por për një mision shumë më fisnik që ka të bëj me ngritjen e nivelin të patriotizmit në zonat e Gollakut, ku mendohet se ndjenja kombëtare është në gjendje minimale, shkruan pordhtali.com.
“Unë e kam gjakun më të kuq se flamuri kombëtar” deklaroi Kurti, teksa e shikonte me adhurim qesen që po mbushej me idealizëm të lëngshëm. “Ky gjak nuk është thjesht i im, është i popullit, i historisë, i librave të Fan Nolit, Hasan Prishtinës dhe të Karl Marksit bashkë”.
Burime nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut bëjnë me dije se qesja e parë me gjak do të transportohet me helikopter të ushtrisë (që s’e kemi), për në Gollak. Atje, një ekip special do t’ua injektojë gjakun direkt pejstarëve që nuk dinë as ta shqiptojnë “Vetëvendosje”, pa i futur dy herë “ë”-në në mes.
Në anën tjetër, ka reaguar menjëherë deputeti Dimal BuAsha, i cili ka e përshëndetë këtë veprim si një shembull të lavdishëm të liderit të tyre. “Kryeministri po tregon përkushtimin e tij për të gjithë qytetarët, pavarësisht zonës së tyre. Gjakun e tij e ka për ne, për kejt”.
Në një fshat të thellë të Gollakut, banori Shaban Ndrroqi, 78 vjeç, u shpreh i pasigurt “Aman more djalë, çka t’baj me gjak? Une s’kom as presion, as sheqer. Veç internetin nuk e kemi e thojnë që patriotizmi qaty lidhet tash”.
Nga QKUK sqaruan se ky lloj gjaku është i rrallë: grupi VV+, që reagon menjëherë me të parë logon e partisë. Mjekët paralajmëruan se pas marrjes së gjakut të kryeministrit, pacientët mund të përjetojnë efekte të rënda anësore si: të bërtitur të pavullnetshme ‘UÇK’ në gjumë, veriu veriu, urinim me nuanca të flamurit kombëtar dhe një nevojë të papërmbajtshme për të dhuruar gjak në çdo emision të Ermal Pandurit.
Ndërkohë, opozita ka reaguar duke pyetur nëse gjaku është analizuar për “virus marksist” dhe nëse është siguruar që s’ka përmbajtje të tepruar premtimeve për bashkim kombëtar. /Pordhtali pick kom/
Leave a Reply