Kryetari i Prishtinës dhuron gjak, qytetari fatlum pritet të bëhet tenderoman me certifikatë britanike

Arkitekti ynë i shenjtë, i ardhur direkt nga Londra në Prishtinë (jo me British Airways, por me vizion urbanistik), ka dhënë sot një dhuratë që nuk është projekt, nuk është fasadë, por… gjak. Shkruan pordhtali pik kom.

Yes, yes, kryetari i Prishtinës, i njohur për dashurinë ndaj shesheve që kushtojnë sa një lagje në Londër, u ul sot në një krevat dhurimi dhe i dha qytetit edhe pikën e fundit të vetes pa tender, pa komision, vetëm me njw kamerw.

Burime të afërta me hemoglobinën e tij tregojnë për Pordhtali.com se ky nuk është gjak dosido. Jo, ky është gjak me diplomë britanike, përzierje mes “urban regeneration” dhe “tender design”. Shkurt e trup, kush e merr këtë gjak, nuk fiton vetëm jetë, por fiton një të ardhme ndërtimore.

“Më mirë t’ia jepnim ndonjë firme ndërtimi sesa një pacienti të thjeshtë”,  tha ne kushte anonimiteti Bajram Gecaj. “Ata e dinë çka me bo me këtë lloj gjaku, e kthejnë në kullë”.

Gojërat thonë se qytetari që do të marrë këtë dhurim pritet të shpallet automatikisht si fitues moral i të gjitha tenderëve të ardhshëm të Prishtinës. Për më tepër, do të ketë të drejtë ta konsultojë kryetarin personalisht për çdo plan urban, duke përdorur vetëm grupin e gjakut si fjalëkalim.

Ndërkohë, në Qendrën e Transfuzionit, një pjesë e gjakut është ruajtur në frigoriferin “VIP”, të etiketuar si: “O pozitiv, me vizion negativ për trashëgiminë kulturore- fuck MKRS”.

Kështu, nga Londra në Prishtinë, nga arkitekturë në arterie, kryetari po vazhdon ta ndërtojë qytetin, e tash edhe me qeliza të kuqe. /Pordhtali.com/

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*