Kurti: Kosovarët s’janë të varfër, veç kanë qef nxehtë

Kryeministri Albin Kurti më në fund e zgjidhi misterin ekonomik të Kosovës. Sipas tij, kosovari nuk është i varfër, por i nxehur nga natyra. Sepse, siç dihet moti, kosovari e ka gjakun e nxehtë edhe në janar, edhe pa arsye, shkruan Periskopi, transmeton Pordhtali.

Sipas Kryeministrit, ankesat për jetë të vështirë janë keqkuptuar nw pesë vitet e fundit vite. Nuk është puna te paret, por te temperatura. As te xhepi, por te termostati. Jo te varfëria, por te fakti që na pëlqen me u nxehë pak ma shumë seç duhet.

“Ne ngrohemi shumë… temperaturat i kemi ma të larta se normalja… kena qef nxehtë”, tha Kurti, duke ia ndërruar kosovarit statusin social nga “i varfër” në “i nxehur kronik”.

Sipas filozofisë qeveritare, qytetari nuk po rrin pa pare, por po rrin me gjak të vluar. Nuk po kursen bukë, por po kursen fllad. Nuk po i numëron centët, por gradët ne digitron.

“Në Kosovë, tash e tutje, varfëria nuk matet me paga minimale, por me termometër. Kush ka ftohtë, ka problem. Kush ka nxehtë është mirë, është gjallë, është… pak temperament”, tha ai.

Madje, sipas kësaj tij, gjithçka shpjegohet thjeshtë. “A e ke pa kosovarin? Edhe pasulin e han të nxehtë. S’pret me u ftohë. Pra, problemi nuk është se s’ka çka me hanger, por se e han menjëherë. Nuk është se s’ka pare, por se s’ka durim. Kosovari nuk duron gjëra të vakta”, tha ai.

E nëse dikush ankohet se muaji s’po i del, përgjigjja është e thjeshtë, “Ul pak temperaturën, se gjakun e ke të nxehtë”.

Sepse kosovari, sipas Kryeministrit, nuk vuan nga kriza ekonomike vuan nga teprica e nxehtësisë, nga dashnia për rehati dhe nga fakti që gjithmonë i ka pas qejf gjërat e nxehta./Pordhtali.com

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*