
Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit” do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, do të realizojë marshin të hënën më 8 mars, nëpër rrugët e Prishtinës.
Moto dytësore e marshimit, siç ka zbuluar pordhtali.com do të jetë: “Nuk duam t’i rruajmë më këmbët”.
Lidhur më këtë moto, sot është prononcuar para medieve edhe aktivistja, Adelina Tërshani.
“Nëse shkurti është muaji i historisë së zezë dhe marsi është muaji i historisë së grave, çfarë ndodh gjatë pjesës tjetër të vitit? Diskriminim, diskriminim, diskriminim”, ka thënë ajo në hapje të fjalimit të saj.
“Pse bicat për rruajtjen e këmbëve të gjithë janë me ngjyrë të kaltër në Kosovë, nuk ka ngjyrë të kuqe apo të pembe. Ne jemi kundër rruarjes së këmbëve gjatë 12 muajve. Ftojmë gratë që të abstenojnë nga ky diskriminim”, ka shtuar tutje ajo.
Feministja ka bërë një thirrje që për gazetarët prezentë në konferencë ishte edhe gazmore. “Ato gra që duan të urinojnë në këmbë, le ta bëjnë atë”, tha ajo, duke aloduar në barazinë në mes gruas e burrit.
Madje ajo ka bërë një thirrje shumë të çuditshme për gratë që mund të jetë diskriminuese për burrat, ka kërkuar që të mos aplikohet më një pozitë gjatë marrëdhënieve seksuale. “Janë 100 varante, jo më gruaja të gjendet përfundi”, tha ajo
Pritet që pas këmbëve, feministet të kërkojnë që të mos i rruajnë as pjesët tjera të trupit./Pordhtali.com/
Leave a Reply